Ndërlidhjet

Zyrtare - Egjiptianët mbështesin ndryshimet kushtetuese


Ilustrim
Ilustrim
Më se 98 për qind e egjiptianëve përkrahin kushtetutën e re në referendumin e mbajtur këtë javë, njoftojnë autoritetet të shtunën, edhe pse pjesëmarrja në votime ishte e ulët, pasi vetëm një e treta e popullatës doli në referendum.

Votimi ndikon në shtyrjen përpara të planit tranzicional të qeverisë, të cilin e paraqiti pas përmbysjes së presidentit islamist Mohamed Morsi në korrik të vitit të kaluar.

98.1% e votuesve kanë përkrahur kushtetutën e re, njoftoi kryetari i komisionit suprem zgjedhor të Egjiptit, Nabil Salib.

Pjesëmarrja e votuesve ishte 38.6 për qind, shtoi ai.

Një zyrtar i ministrisë së punëve të brendshme kishte thënë të enjten pas mbarimit të votimit dy ditor, se afro 55% e elektoratit kishte votuar për reformën kushtetuese.
XS
SM
MD
LG