Ndërlidhjet

logo-print

Maroko largon paqeruajtësit nga KFOR-i


Ilustrim

Ilustrim

Është tërhequr sot kontingjenti i fundit maroken nga misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë, njofton selia e këtij misioni në Prishtinë.

Një ceremoni lamtumirëse është organizuar për këtë gjë, në kampin ushtarak General Latre de Tassigny, që gjendet në Novosellë, në afërsi të Vushtrrisë.

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajori Salvatore Farina shprehu vlerësimin e tij për shërbimin profesional “dhe mënyrën e jashtëzakonshme me të cilën kontigjenti maroken ka mbështetur KFOR-in duke bërë më shumë së bashku”.

Ushtarët maroken kanë qenë të përqendruar në zonën veriore të Kosovës, dhe kanë qenë nën komandën e ushtrisë franceze.

Kontingjenti i fundit maroken, kishte 173 ushtarë që ishin pjesë e Grupit Luftues Shumëkombësh Lindje.

Gjatë ceremonisë Komandanti i KFOR-it i nderoi 10 ushtarë të KFOR-it maroken me Medaljen e Misionit të Paqes të KFOR-it- NATOs dhe vlerësoi profesionalizmin e tyre të lartë.

Maroku ishte pjesë e KFOR-it që nga fillimi i misionit në vitin 1999, si një nga shtetet më të rëndësishme të kombeve kontribuese.

Sipas një komunikate për shtyp të KFOR-it, më se 11,000 ushtarë marokenë kanë shërbyer në Kosovë prej pasluftës.
XS
SM
MD
LG