Ndërlidhjet

logo-print

Policia shpërndan me gaz lotsjellës protestën në Stamboll


Ilustrim

Ilustrim

Forcat turke të rendit kanë përdorur gaz lotsjellës të shtunën për të shpërndarë qindra protestues nga sheshi Taksim në Stamboll, që demonstronin kryesisht kundër një vendimi të qeverisë me të cilin shtohet kontrolli në internet.

Një gazetar i agjencisë Reuters, ka parë protestues duke ikur në rrugët e ngushta përreth sheshit, pasi policia përdori topat me ujë dhe gaz lotsjellës.

Dyqanet në afërsi të sheshit Taksim të Stambollit, ishin mbyllur gjatë kohës së protestës.

Një protestë e ngjashme, por më e vogël për nga numri i pjesëmarrësve, është zhvilluar sot edhe në qytetin bregdetar Izmir dhe kryeqytetin Ankara, ku rreth 300 veta kishin demonstruar duke brohoritur sllogane kundër qeverisë dhe vendimit për kufizime në internet.

Ky vendim administrativ i jap pushtet gjykatave që të urdhërojnë heqjen e materialeve nga interneti të cilat “shkelin të drejtën individuale”, një artikull ky që protestuesit thonë se i vrazhdë dhe se mund të çojë në mbyllje arbitrare të portaleve.
XS
SM
MD
LG