Ndërlidhjet

Opozita siriane pajtohen për bisedime paqësore


Ilustrim
Ilustrim
Grupi kryesor opozitar sirian në mërgim, Koalicioni Kombëtar Sirian, lajmëroi të shtunën se është pajtuar të shtunën që të marr pjesë në bisedimet e sponsoruara ndërkombëtare të paqes, që pritet të nisin javën e ardhshme në Zvicër.

Bisedimet “Gjeneva 2” do të zhvillohen ndërmjet opozitarëve dhe përfaqësuesve të qeverisë së presidentit Bashar al-Assad ditën e mërkurën në qytetin zviceran Montreux.

Nga 73 delegatë të Këshillit Kombëtar Sirian që votuan për apo kundër pjesëmarrjes, 58 prej tyre kanë përkrahur këtë nismë, ndërsa 14 ishin kundër bisedimeve me regjimin e al-Assadit.

44 delegatë ishin tërhequr vullnetarisht nga e drejta për të votuar, lajmërojnë mediet ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG