Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë në sulmin ndaj konvojit ushtarak pakistanez


Ilustrim
Ilustrim
Një shpërthim i fuqishëm ka goditur të dielën një konvojë ushtarak në Pakistan.

Autoritetet e atjeshme thonë se të paktën 20 ushtarë janë vrarë dhe mbi 30 të tjerë janë lënduar në sulmin që ngjau në bazën ushtarake në qytetin Bannu, në rajonin tribal të Vaziristanit verior.

Talebanët kanë marr përsipër këtë sulm ndërsa janë zotuar edhe për sulme të tjera.

Ende është e paqartë se çka shkaktoi shpërthimin.

Disa agjenci ndërkombëtare citojnë policinë duke thënë se një bombë ishte fshehur në një kaminë që kishte marr me qira Korpusi Kufitar, një njësi paramilitare.

Agjenci të tjera ndërkaq shkruajnë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një bombë e sajuar skaj rrugës.

Vaziristani verior konsiderohet si një vend i sigurt për talebanët dhe militantët e ndërlidhur me Al-Kaidan.

Konvoji me ushtarët pakistanez janë cak i sulmeve të shpeshta me bomba, mirëpo shpërthimet brenda komplekseve ushtarake janë të rralla.
XS
SM
MD
LG