Ndërlidhjet

Sot pritet protesta masive e opozitës ukrainase


Ilustrim
Ilustrim
Opozita ukrainase është duke pritur që të dielën të mbledh një protestë të madhe në Kiev.

Demonstratat e planifikuara në kryeqytetin ukrainas, vijnë pak ditë pasi presidenti Viktor Yanukovych, nënshkroi një ligj me kufizime të reja për protesta publike.

Legjislacioni i ri, ishte miratuar me procedura të shpejtuara të enjten.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë quajtur këto masat e reja, si anti-demokratike.

Opozita në Ukrainë, akuzon Yanukovych se po bënë përpjekje për të instaluar “diktaturë”.

Tensionet edhe më tej mbesin të larta në Ukrainë, prej se Yanuykovych refuzoi nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim me BE-në në nëntor të vitit të kaluar, që më pas nxiti protestat më të mëdha gjithëpopullore, prej Revolucionit të Portokalltë në vitin 2004.

Presidenti Yanukovych pretentohet se ka ndryshuar kursin politik, për shkakm të presionit që kishte nga Moska zyrtare, e cila prej refuzimit të lidhjeve me BE-në, i ka ofruar ndihmë financiare dhe ulje të çmimit të gazit për Ukrainën, e kapluar nga kriza financiare.

Legjislacioni i ri ukrainas, ndalon vendosjen e çfarëdo tende, podiumi apo altoparlant –të gjitha karakteristikat e protestave që zhvillohen në hapësira të mbyllura ose të hapura, ditën apo natën, në Sheshin e Pavarësisë të Kievit.
XS
SM
MD
LG