Ndërlidhjet

Lëndohen rëndë shtatë protestues në Bangkok


Ilustrim
Ilustrim
Njëzetetetë persona janë lënduar të dielën, shtatë prej të cilëve rëndë, nga një shpërthim që ngjau në kampin e protestuesve anti-qeveritar në qendër të kryeqytetit Thai, njoftojnë autoritetet mjekësore.

“Kemi 28 veta të lënduar nga shpërthimi te Busti i Fitores”, tha drejtori i qendrës emergjente në Bangkok, Suphan Srithamma.

“Në mesin e tyre kemi 7 veta që janë në gjendje të rëndë”, shtoi ai.

Ky incident ishte i fundit në valën e dhunës që ka prekur këtë shtet.

Për më se dy muaj opozita po zhvillon protesta në Bangkok, me të cilat po synon që të rrëzoj nga pushteti qeverinë e kryeministres Yingluch Shinawatra.

Të premten mbrëma, një protestues ka vdekur ndërsa 35 të tjerë janë lënduar pas shpërthimit të një granate dore.

Ceremonia mortore për këtë viktimë pritet të zhvillohet sot pasdite.
XS
SM
MD
LG