Ndërlidhjet

Përmbytjet zhvendosin 10,000 indonezian


Ilustrim

Ilustrim

Më se 10 mijë indonezian janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në kryeqytet, për shkak të përmbytjeve që lanë të vdekur pesë veta, njoftuan autoritetet të dielën.

Njerëzit po duhet të përdorin gomonet për të kaluar përmes rrugëve të mbushura deri në bel me ujë, për të kaluar në terren të sigurt.

Shumë pjesë të Xhakartas janë të mbuluar nga ujëra të turbullta që ka sjell shiu.

Ndërsa në ishullin verior Sulavesi, numri i të vdekurve nga përmbytjet ka shkuar në 19.

Ndërtesat në disa pjesë të kryeqytetit pjesërisht të përmbytur, me 10 milion banorë, janë gjysëm të zhytura në ujë, kurse infrastruktura rrugore është pothuajse e pakalueshme në shumë zona të qytetit.

“Deri më tani, 10,530 njerëz në Xhakarta janë zhvendosur për shkak të përmbytjeve që sollën shirat e rrëmbyeshëm”, thotë Tri Budiarto, një zyrtar për emergjenca në Xhakarta.

Pesë njerëz kanë humbur jetën javën e shkuar për shkak të përmbytjeve.
XS
SM
MD
LG