Ndërlidhjet

Indonezi - Rrëzohet aeroplani, vdesin katër


Ilustrim

Ilustrim

Është rrëzuar të dielën në lindje të Indonezisë një aeroplan i vogël, duke vrarë që të katër anëtarët në bord të tij, njofton ministria e transportit.

Fluturakja, e identifikuar si Piper PA31, ishte duke qarkulluar nga krahina Papua për në qytetin Surabaya, për të kryer një inspeksion.

Aeroplani është rrëzuar në afërsi të qytetit Tual, që gjendet në ishujt Moluccan, tha zëdhënësi i ministrisë së transportit Bambang Ervan.

Sipas tij, të katër anëtarët në bord, kanë humbur jetën.

“Binte shi tërë kohën, por megjithatë ende nuk e dimë zyrtarisht se çfarë e shkaktoi këtë aksident”, tha ai.

Aeroplani ishte në pronësi të avio-kompanisë PT Intan Angkasa, njoftojnë autoritetet në Indonezi.
XS
SM
MD
LG