Ndërlidhjet

Për tri ditë arrestohen mbi 100 emigrantë në Greqi


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet greke kanë zënë mbi 100 emigrantë, me prejardhje nga Lindja e Mesme dhe Afrika veriore, në përpjekje që të gjejnë rrugën për në Evropë.

Sipas një njoftimi të lëshuar për mediet, thuhet se 35 njerëz janë paraburgosur të dielën në qytetin bregdetar Patras.

Rojet bregdetare u vunë në alarm pas vjedhjes së një anije, që më vonë doli se ishte kryer nga kontrabanduesit, që synonin t’i dërgojnë tutje emigrantët për në Itali.

Autoritetet po ashtu kanë raportuar se kanë zënë gjatë tri ditëve të fundit, një kontingjent tjetër prej 67 emigrantëve në ishujt Aegean, të Samos dhe Lesbos.

Qendrat për strehimin e emigrantëve në Greqi janë të stërmbushura, ndërsa vala e tyre nuk ndalet në përpjekje për të arritur në Evropës, ndërsa Greqinë e përdorin si port hyrëse.

Organizata të shumta ndërkombëtare kanë kritikuar autoritetet në Athinë për kushtet dhe mënyrën se si i trajton emigrantët në kampet e refugjatëve.
XS
SM
MD
LG