Ndërlidhjet

Ushtria irakiane sërish në ofensivë në Ramadi


Ilustrim
Ilustrim
Forcate irakiane të sigurisë kanë ndërmarr edhe një operacion kundër militantëve të Al-Kaidas në qytetin Ramadi.

Zona të shumta të Ramadi, që është kryeqyteti i krahinës perëndimore Anbar, kanë rënë në kontroll të militantëve që nga dhjetori.

Të dielën ndërkaq, janë raportuar luftime të ashpra ndërmjet të policisë irakiane dhe militantëve.

Policisë i kanë dal në ndihmë edhe prijësit tribal dhe ushtria.
Forcat e rendit kanë vënë orë policore, dhe kanë ndaluar lëvizjen gjatë tërë ditës, gjithandej qytetit.

Militantët, të cilët i prinë Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIS), vazhdojnë të kontrollojnë pjesë të mëdha në zonat lindore dhe verilindore të Ramadit.

Ka raporte të shumta për viktima në njerëz, por mungon konfirmimi nga autoritetet.

Në qytetin e afërt Fallujah, kanë shpërthyer luftimet ndërmjet të prijësve lokal tribal dhe militantëve të Al-Kaidas.

Qindra trupa irakiane, të përcjell me dhjeta tankse kanë rrethekuar Fallujah.
XS
SM
MD
LG