Ndërlidhjet

Mijëra protestues në Kiev për ligjin anti-protestë


Ilustrim

Ilustrim

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në kryeqytetin e Ukrainës për të demonstruar kundër ligjit të ri anti-protesta.

Demonstrata masive e së dielës po zhvillohet në shenjë kundërshtimi të legjislacionit që ka nxjerr presidenti Viktor Yanukovych, me të cilin kufizohen protestat publike.

Disa protestues po mbanin pankarta, kurse të tjerët edhe maska për të përqeshur ligjin e ri, sepse i njëjti, përveç tjerash, i ndalon demonstruesit që të mbulojnë fytyrën.

Sipas ligjit të nënshkruar javën e shkuar, parashihet dënimi prej 15 vjet me burg, në rast se provohet se ka pasur “shkelje masive” të rendit publik.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë quajtur këto masat e reja, si anti-demokratike. Opozita në Ukrainë, akuzon Yanukovych se po bënë përpjekje për të instaluar “diktaturë”.
XS
SM
MD
LG