Ndërlidhjet

Assad refuzon dorëzimin e pushtetit


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad ka thënë të dielën në Damask se ai nuk e ka ndërmend që të dorëzojë pushtetin.

Madje, siç ka thë ai, kjo çështje nuk është në tavolinën e bisedimeve paqësore, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax.

“Nëse do të doja të dorëzohem, këtë do ta bëja që në fillim”, ka thënë Assad.

“Ne po e mbrojmë shtetin tonë. Andaj, kjo nuk mund të diskutohet”, raportohet t’i ketë thënë presidenti sirian një delegacioni parlamentar rus që ka për vizitë në Damask.

Javën e ardhshme pritet të nisin bisedimet paqësore për Sirinë në Zvicër, ku praninë e tyre e kanë paralajmëruar edhe kryengritësit opozitar e Këshillit Kombëtar të Sirisë.
XS
SM
MD
LG