Ndërlidhjet

Morsi do të përballet edhe me një rast të ri gjyqësor


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti i përmbysur i Egjiptit, Mohamed Morsi do të përballet me një proces të ri gjyqësor, pasi tani akuzohet edhe për ofendim të gjykatës, raportojnë mediet ndërkombëtar.

Kjo shihet si shenjë nga autoritetet egjiptiane, se nuk do të zmbrapsen nga qëllimi i tyre për të thyer lëvizjen Vëllazëria Myslimane.

Egjipti tashmë një kohë është duke bërë presion mbi këtë lëvizje islamiste, prej se forcat e armatosura përmbysën Morsin nga pushteti në korrik të vitit të kaluar.

Agjencia reuters raporton se bashkë me ish-presidentin Morsi, akuza është ngritur edhe ndaj 25 të dyshuarve të tjerë për ofendim të gjyqësorit.

Presidenti i dikurshëm i Egjiptit është i akuzuar në të paktën tri raste të ndara gjyqësore, kurse i fundit për nxitjen e dhunës ndaj protestuesve.
XS
SM
MD
LG