Ndërlidhjet

Policia kineze gjen 790,000 letërnjoftime falso


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet kineze njoftojnë se kanë gjetur 790,000 letërnjoftime të falsifikuara, dhe të dhëna të kopjuara nga po aq individë, në sistemin e tyre.

Policia njoftoi se këtë zbulim e ka bërë përmes teknologjisë së përputhjes së fotografive.

Në mesin e të dyshuarve është edhe një oficer policie, të cilin autoritetet e kanë suspenduar.

Në një deklaratë të lëshuar të dielën nga ministria e sigurisë publike e Kinës, thuhet se letërnjoftimet e falsifikuara janë shkatërruar ndërsa të dyshuarit e përfshirë në këtë krim janë ndëshkuar.

Asnjë detaj më shumë nuk është dhënë në këtë komunikatë.
Shtetasit kinez duhet të regjistrojnë rezidencën e tyre në polici.

Përmes kësaj procedure, atyre ju lehtësohet strehimi, marrin beneficioni për arsim dhe një letërnjoftim.

Njerëz me më shumë letërnjoftime, u shumëfishohen beneficionet, ndërsa në anën tjetër edhe mund të fshehin asetet e tyre, të cilat janë të kufizuara sipas legjislacionet për pronën në Kinë.
XS
SM
MD
LG