Ndërlidhjet

Irani përgatitet për fillimin e bisedimeve atomike


Ilustrim

Ilustrim

Një zyrtar i lartë i Iranit ka thënë se pasurimi i kufizuar i uraniumit dhe zbrazja e stoqeve ekzistuese me këtë element, paraqet “përkushtimin më të rëndësishëm” për Republikën Islamike.

Kjo deklaratë vjen në prag të bisedimeve bërthamore që do të zhvillojnë nesër gjashtë fuqitë botërore dhe Irani në Gjenevë.

Të hënën, Irani do të hap objektet e veta bërthamore për inspektorët ndërkombëtar.

Po këtë ditë, nisë zyrtarisht edhe kufizimi i pasurimit të uraniumit, për të cilin është pajtuar Teherani zyrtar.

Në këmbim të kësaj, perëndimi është pajtuar që t’i heq sanksionet ekonomike Iranit.

Kjo është pjesë e marrëveshjes së arritur gjatë nëntorit ndërmjet të Iranit dhe grupit P5+1, që përbëhet nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, në njërën anë dhe Gjermanisë që është fuqia e gjashtë botëtore në këto bisedime.

Radioja shtetërore iranian ka cituar një zëdhënës të departamentit atomik të Iranit, Behrouz Kamalvandi, duke thënë të dielën se “pezullimi për 20% i pasurimit të uraniumit – dhe zbrazja e depove nga uraniumi i varfëruar – janë përkushtimet më të mëdha të shtetit”.
XS
SM
MD
LG