Ndërlidhjet

Zjarri shkatërron një fshat historik në Norvegji


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet norvegjeze njoftojnë se një zjarr i madh që shpërtheu në një fshat të famshëm historik, ka shkatërruar të paktën 23 ndërtesa të drunjta, të ndërtuara në shekujt XVIII dhe XIX.

Komuna e Laerdal, që gjendet në perëndim të Norvegjisë, thotë përmes një komunikate të lëshuar të dielën se 52 njerëz janë hospitalizuar, pasi kanë pësuar lëndime të lehta.

Qindra njerëz ndërkaq, janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Sipas këtij njoftimi, thuhet se flakët janë shkatërruar në tërësi 16 shtëpi të drunjta, si dhe disa ndërtesa industriale, një qendër të komuniteteve dhe shtëpiza pushimi.

Zjarri ka shkatërruar edhe të paktën tri ndërtesa në zonën e mbrojtur të fshatit Laerdalsoyri.

Ende nuk është e qartë se çfarë shkaktoi zjarrin, i cili shpërtheu të shtunën mbrëma dhe u shpërnda me shpejtësi nga erërat e forta.
XS
SM
MD
LG