Ndërlidhjet

Tre republikanë homoseksualë duan të bëjnë histori


Ilustrim
Ilustrim
Tëre kandidatë republikan po mundohen që të hyjnë në histori këtë vjeshtë.

Asnjë republikan deri më tani, nuk ka pranuar publikisht se është homoseksual, para zgjedhjes për në Kongres.

Por, kandidatët nga New Hampshire, Massachusetts dhe California, shpresojnë të jenë të parët, shkruan Associated Press, për të shtuar se asnjëri prej tyre nuk e ka të lehtë rrugën deri tek arritja e qëllimit.

Secili prej tyre, duhet të mposhtë kundërkandidatët demokratë, dhe të përballet me ndarjet e thella brenda Partisë Republikane, për mënyrën e jetesës.

Partia Republikane po mundohet që të zbusë tonet për ndarjet në baza shoqërore, mirëpo shumë konservativë fetarë e shohin homoseksualitetin si jo-morale.

Kandidatët republikanë janë Dan Innis, ish-dekani i shkollës së biznesit në New Hampshire, dhe kryebashkiaku i qytetit të San Diego, Carl DeMaio.

Ish-senatori i shtetit të Massachusetts Richard Tisei, pritet që të garojë prapë për ulësen në kongres, të cilën e humbi për pak vota në vitin 2012.

Demokratët tashmë kanë tetë anëtarë homoseksualë që shërbejnë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG