Ndërlidhjet

logo-print

Talebanët refuzojnë thirrjen e ShBA, s'i dorëzojnë armët


Ilustrim

Ilustrim

Talebanët afgan kanë refuzuar të dielën thirrjen e Shteteve të Bashkuara për të dorëzuar armët dhe të nisin bisedimet paqësore me qeverinë në Kabul.

Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje të shtunën këtij grupi që të dorëzojë armët.

Thirrja ishte pjesë e denoncimit të sulmit që kishin kryer talebanët të premten në një restorant në Kabul, nga i cili vdiqën 21 persona, në mesin e tyre edhe dy profesor amerikan.

“Ne i bëjmë sërish thirrje talebanëve që të lënë armët dhe të nisin bisedimet paqësore, e cila është rruga më e mirë për t’i dhënë fund konfliktit, në mënyrë paqësore”, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

“Ne i refuzojmë fuqishëm kërkesat amerikane”, ka thënë zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid, në një deklaratë dërguar medieve.

“E kam parë se pushtuesit amerikan janë duke punuar për gjoja një të ardhme më të mirë të Afganistanit!!?? Ndërsa nuk përmendin asgjë që lidhet me egërsinë e tyre të fundit!!!”, ka shkruar Mujahid.

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, ai i është referuar sulmit të fundit ajror amerikan, në të cilin thuhet se janë vrarë disa civilë afgan.

“Nëse Amerika vërtet dëshiron paqe dhe stabilitet për Afganistanin, atëherë ajo duhet menjëherë të tërheq të gjitha forcat e saj nga toka jonë, dhe t’i lë afganët në vullnetin dhe aspiratat e tyre”, thuhet në komunikatën e Mujahid.
XS
SM
MD
LG