Ndërlidhjet

Hakmirret ushtria pakistaneze, vret 3 taleban


Ilustrim
Ilustrim
Helikopterët ushtarak pakistanez kanë vrarë tre militant pas sulmeve me raketa të dielën, njoftojnë autoritetet.

Mediet raportojnë se kjo është një shenjë dalluese e hakmarrjes së forcave të armatosura kundër talebanëve, të cilët lanë të vdekur 20 ushtarë gjatë një sulmi të dielën në mëngjes, në veri-perëndim të Pakistanit.

Helikopterët kanë shtënë në një rrugë të fshatit Musaki, që gjendet në rajonin e njëjtë tribal ku kishin kryer sulmin talebanët më herët, njoftojnë autoritetet e sigurisë.

Një predhë, sipas medieve lokale, ka goditur një shtëpi private, për ç’gjë ka humbur jetën një vajzë 5 vjeçe.

Talebanët kishin fshehur një bombë në një makinë që ushtria kishte marr me qira, ndërsa nga shpërthimi u vranë 20 ushtarë dhe u lënduan mbi 30 të tjerë.

Ky sulm ishte më i përgjakshmi që ka prekur ushtrinë pakistaneze viteve të fundit.
XS
SM
MD
LG