Ndërlidhjet

Franca në alarm, pasi të rinjtë po shkojnë në xhihad


Francë - Ministri i Punëve të Brendshme të Francës Manuel Valls (D)
Francë - Ministri i Punëve të Brendshme të Francës Manuel Valls (D)
Ministri i brendshëm i Francës tha sot se është i alarmuar nga numri në rritje i xhihadistëve francez, të cilët po shkojnë për të luftuar në krah të grupeve ekstremiste në Siri.

Ministri Manuel Valls shtoi se në mesin e këtyre të rinjve, ka edhe djemë minorenë.

Sipas tij, ky trend i luftëtarëve të rinj, që po shkojnë për në Siri është “përshpejtuar” gjatë javëve të fundi, ndërsa tani në Siri gjenden dhjeta francez të mitur.

“Ky fenomen po më brengos tejet shumë”, i tha Valls mediet franceze.

“Kjo për mua është rreziku më i madh me të cilin do të përballemi në vitet e ardhshme”, shtoi ai.

Autoritetet franceze vlerësojnë se rreth 250 shtetas francez, janë momentalisht duke luftuar në krah të kryengritësve kundër regjimit të Bashar al-Assad.

21 francez thuhet se kanë vdekur në xhihad, ndërsa rreth 100 të tjerë besohet se janë rrugës për Siri.

76 francez, sipas autoriteteve në Paris, janë kthyer në Francë pasi kanë luftuar në Siri.
XS
SM
MD
LG