Ndërlidhjet

Përleshen protestuesit dhe policia në Kiev


Kiev - Një autobus në flakë pas përleshjeve të policisë dhe protestuesve ukrainas, 19 janar, 2014
Kiev - Një autobus në flakë pas përleshjeve të policisë dhe protestuesve ukrainas, 19 janar, 2014
Shpërthejnë përleshjet në kryeqytetin ukrainas Kiev të dielën, ndërsa policia ka përdorur topat me ujë dhe gazin lotsjellës kundër protestuesve që i gjuanin me gurë.

Në përpjekje për të larguar protestuesit, policia kishte përdorur topat e ujit kundër demonstuesve, në kohën kur temperaturat janë -7 gradë celzius.

Më se 20 policë janë lënduar në këto përleshje, thuhet në një komunikatë të ministrisë së brendshme të Ukrainës.

Sipas këtij njoftimi, më se 10 policë janë hospitalizuar, kurse 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Të paktën nëntë protestues janë lënduar, kurse ambulancat e kanë të vështirë që t’iu qasen të plagosurve për shkak të bllokadave në rrugë.

Demonstruesit thuhet se kanë shtënë me gurë në drejtim të policisë, dhe se u kanë vënë flakën të paktën dy automjeteve të policisë.
XS
SM
MD
LG