Ndërlidhjet

Kosova rikujton Kamerunin për njohje


Ilustrim
Ilustrim
Kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj i ka përsëritur kërkesën shtetit të Kamerunit për njohje të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Sipas një komunikate për shtyp nga zyra e tij në Prishtinë, thuhet se ministri i jashtëm Hoxhaj ia ka përcjell këtë kërkesë presidentit të asamblesë së Kamerunit, Yeguie Djibril, të cilin e ka takuar sot.

Tutje thuhet se presidenti Djibril u shpreh i kënaqur dhe optimist për të ardhmen e përbashkët ndërmjet vendeve “pas vendimit për njohjen e Kosovës nga ana e Kamerunit”.

Shefi i diplomacisë kosovare përgjatë nja jave ka vizituar Irlandën, Francën, Andorrën e Monakon për ta shtyrë përpara agjendën evropiane dhe të sigurimit të votave dhe mbështetjes politike për anëtarësim në organizata të ndryshme.
XS
SM
MD
LG