Ndërlidhjet

Sërish bombë në Pakistan, vdesin 4 plagosën 15


Ilustrim
Ilustrim
Një shpërthim i fuqishëm ka dridhur të hënën në mëngjes banorët e qytetit pakistanez Ravalpindi.

Sipas policisë katër persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur.

Policia po heton nëse mjeti shpërthyes është detonuar nga një sulmues vetëvrasës apo nëse ai ishte detonuar me teledirigjues.

Ravalpindi është qyteti më i afërt me Islamabadin, ndërsa shërbenë edhe si bazë për shtabin e ushtrisë pakistaneze.

Shpërthimi ngjau në një rajon ku ka shumë komplekse ushtarake.

Ky incident vjen 24 orë pasi në rajonin veri-perëndimor të Pakistanit, militantët taleban kryen një sulm të përgjakshëm, nga i cili vdiqën 20 ushtarë dhe u plagosën 30 të tjerë.
XS
SM
MD
LG