Ndërlidhjet

Ban fton Iranit në bisedime për Sirinë


Ilustrim
Ilustrim
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon, bënë të ditur se i ka dërguar një ftesë Teheranit zyrtar që të jetë pjesë e bisedimeve paqësore për Sirinë.

Fuqitë botërore do të mbledhin më 22 janar në Zvicër palët në konflikt për të diskutuar rreth ndërprerjes së luftimeve në Siri.

Ban tha se Irani është zotuar se do të luaj një “rol konstruktiv dhe pozitiv”, po që se ftohet formalisht për të marr pjesë në këtë forum.

Sipas të dhënave të OKB-së, mbi 100 mijë njerëz kanë vdekur në luftën tre vjeçare në Siri.

Mbi 3 milion njerëz besohet se janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre prej se shpërtheu konflikti i armatosur mes kryengritësve dhe regjimit të Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG