Ndërlidhjet

Sulmi në Volgograd : Grupi islamist merr përgjegjësinë


Ilustrim

Ilustrim

Një grup militant islamist thotë përmes një video të postuar në internet, se është përgjegjës për sulmin vetëvrasës që çoi në vdekjen e 34 personave muajin e shkuar në qytetin rus Volgograd.

Ky grup, ndërkaq ka kërcënuar edhe për sulme gjatë Lojërave Dimërore Olimpike në Sochi.

Në një paralajmërim drejtuar presidentit rus Vlladimir Putin, një burrë shihet duke folur në video në gjuhën ruse, ndërsa thotë:

“Nëse do të mbahen lojërat olimpike, atëherë do të pranosh një dhuratë prej nesh...për ty dhe të gjithë ata turistë që vijnë për t’i parë lojërat”, thotë burri në këtë video.

“Kjo [dhuratë] do të jetë për të gjithë gjakun musliman që derdhet gjithandej botës – qoftë në Afganistan, Somali, Siri apo gjetiu në botë. Kjo do të jetë hakmarrja jonë”, shton ky burrë.

Videoja shfaq dy burra, të cilët quhen Sylejman dhe Abdurrahhman, të cilët pretendojnë të kenë kryer sulmet në Volgograd, që njihet si Vilajet i Dagestanit, dhe është i lidhur me një fraksion irakian të quajtur Ansar al-Sunna.

Lojërat Olimpike në Sochi pritet të hapen solemnisht në fillim të muajit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG