Ndërlidhjet

Irani thotë se ndalon pas pak orë pasurimin e uraniumit


Iran - Pamje e përgjithshme e centralit bërthamor për prodhimin e energjisë elektrike në Bushehr (Ilustrim)

Iran - Pamje e përgjithshme e centralit bërthamor për prodhimin e energjisë elektrike në Bushehr (Ilustrim)

Teherani zyrtar lajmëroi të hënën përmes një agjencie shtetërore të lajmeve se për pak orë do të nis pezullimin për 20% të pasurimit të uraniumit, kur edhe pritet që të përfundojnë bisedimet me mbikëqyrësin e OKB-së për energji bërthamore.

“Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore dhe ekspertët tanë janë në bisedime teknike...pasi kjo të përfundojë, besoj se pezullimi duhet të nis diku pas mesdite”, ka thënë zëdhënësi i këtij trupi Behrous Kamalvandi.

Fuqitë botërore dhe Irani, pritet të nisin sot zbatimin e një marrëveshjeje bazë për programin bërthamor të Teheranit.

Kjo marrëveshje jap shpresë për hapjen e rrugës për një pakt më të gjerë, pas një dekade bllokadash në këtë temë, që pritet të ul edhe tensionet dhe frikën për një luftë të re në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG