Ndërlidhjet

Vriten 12 persona në përleshjet mes sunive e shiitëve në Jemen


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën 12 persona kanë vdekur në veri të Jemenit pasi sunitët sulmuan grupe të shiitëve, raportojnë mediet ndërkombëtare.

Sulmi ka ngjarë gjatë natës ndërmjet të dielës dhe të hënës, në krahinën Omran, dhe paraqet valën e fundit të dhunës në pjesën veriore të këtij shteti.

Muaj të tërë të dhunës së shfrenuar sektariane ka hedh dyshimet për një pajtim kombëtar në Jemen, që është shtet fqinj i eksportuesit kryesor të naftës në botë Arabisë Saudite, dhe streh e grupeve më aktive të al-Kaidas.

Sipas medieve ndërkombëtare, në mesin e viktimave janë tetë shiitë dhe katër sunitë, të klanit pro-salafist Al Ahmar.
XS
SM
MD
LG