Ndërlidhjet

Opozitarët sirian mund të bojkotojnë bisedimet


Ilustrim
Ilustrim
Krahu kryesor opozitar sirian, që përkrahet nga perëndimi, thotë se mund të mos merr pjesë në bisedimet paqësore që zhvillohen nën patronatin e Kombeve të Bashkuara me qëllim të ndërprerjes së luftës në Siri.

Kjo sipas tyre vlen, vetëm nëse Irani do të jetë i pranishëm në këtë mbledhje.

Sipas Ahmad Ramadan, një zyrtar i lartë në Koalicionin Kombëtar Sirian, opozita “pezullon” pjesëmarrjen e saj, sepse vlerëson që Irani po “pushton” Sirinë.

Shteti iranian është aleati kryesor rajonal i presidentit sirian Bashar al-Assad.

Ramadan i bëri këto komente të hënën, pak orë pasi Kombet e Bashkuara ftuan Teheranin zyrtar që të merr pjesë në tryezën ndërkombëtar, në nivel të ministrave të jashtëm, që pritet të zhvillohet të mërkurën në qytetin zviceran Montreux.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ka thënë se ia ka dërguar ftesën Teheranit pas bisedimeve të gjata që kishte zhvilluar me ministrin e jashtëm iranian Javid Zarif.

Mirëpo Ahmad Ramadan thotë se “nëse kjo gjë nuk ndryshohet, atëheë koalicioni nuk do të jetë i pranishëm” në bisedimet këtë javë.
XS
SM
MD
LG