Ndërlidhjet

Mjekët nepalez në grevë, mijëra pacientë pa kujdes


Ilustrim
Ilustrim
Mijëra mjek të Nepalit kanë qëndruar jashtë vendeve të tyre të punës të hënën, në shenjë përkrahjeje të një kolegu i cili për ditë të tëra është në grevë urie, pasi kërkon reformimin e sistemit arsimor shëndetësor.

Mijëra pacientë, siç raportojnë mediet ndërkombëtare, janë të privuar nga shërbimet shëndetësore në këtë shtet, për shkak të grevës së përgjithshme të mantelbardhëve.

Vetëm rastet emergjente janë duke u trajtuar.

Shoqata e Mjekëve të Nepalit, një trup ombrellë për doktorët, thotë se mjekët grevist po përkrahin Dr. Govind K.C., i cili është në grevë urie tash e 10 ditë.

Ai po kërkon largimin e kreut të Universitetit të Mjekësisë Tribhuvan në kryeqytetin Katmandu, pasi i njëjti është caktuar nga qeveria në këtë post.

Govind po kërkon po ashtu që qeveria të ndal ndërhyrjen në sistemin arsimor të shëndetësisë.

Greva e mantelbardhëve ka nisur të dielën pasdite, ndërsa të njëjtit thonë se nuk do të kthehen në vendet e tyre të punës, para se qeveria të përmbush kërkesat e tyre.
XS
SM
MD
LG