Ndërlidhjet

Vritet një ushtar i NATO-së në Afganistan


Ilustrim

Ilustrim

Militantët taleban kanë vrarë të hënën një ushtarë të NATO-së, gjatë një ofensive të kryer përmes disa shpërthimeve, njoftojnë zyrtarët e aleancës.

Sipas raporteve të medieve ndërkombëtare, thuhet se talebanët kanë kryer sulm me makinë bombë, me sulmues vetëvrasës dhe kanë shtënë me armë në bazën ushtarake të NATO-së në jug të Afganistanit.

Zyrtarët afgan bëjnë të ditur se sulmi është kryer në qarkun Zhary të krahinës Kandahar.

“Një pjesëtar i misionit të NATO-së është vrarë gjatë këtij sulmi”, ka thënë një zëdhënës i NATO-së në Afganistan.

“Ishin disa sulmues. Të gjithë armiqtë janë vrarë. Ishte një sulm kompleks kundër bazës ushtarake të NATO-së,” ka shtuar ai.

Zëdhënësi i qeverisë krahinore në Kandahar, Javid Faisal ka bërë të ditur se nëntë sulmues janë vrarë gjatë këtij sulmi në Zhary.

Trupat luftarake të NATO-së pritet të largohen këtë vit nga Afganistani, pas më shumë se një dekade të pranisë së tyre në terren, dhe luftës që kanë ndjekur kundër talebanëve.

Rreth 57 mijë trupa të huaja janë të dislokuara në Afganistan, prej të cilave 38 mijë janë ushtarë të Shteteve të Bashkaura.
XS
SM
MD
LG