Ndërlidhjet

Turqia shpreson të mos përçahet me BE-në


Ilustrim
Ilustrim
Ankaraja zyrtare ka shfaqur shpresën të hënën se reformat e saja kontraverse në gjyqësor nuk do të provokojnë një krizë me Bashkimin Evropian.

Komentet e bëra nga ministri turk për Evropë, Mevlut Cavusoglu janë bërë në prag të vizitës në Bruksel të kryeministrit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, që është e para e këtij lloji në pesë vitet e fundit.

Kjo vizitë kishte për qëllim që të nënvizoj një periudhë të re në raportet ndërmjet të BE-së dhe Turqisë, pas rifillimit të bisedimeve për integrime, mirëpo të njëjtat janë në hije të krizës politike që po përcjell qeverinë Erdogan.

Në veçanti, BE-ja ka shfaqur brengën për nivelin e demokracisë në shtetin me shumicë myslimane, pas miratimit të një ligji i cili i jep qeverisë më shumë kontroll mbi Bordin Suprem të Gjykatësve dhe Prokurorëve (HSYK).

“Ne shpresojmë, duam dhe besojmë që çështja rreth HSYK nuk do të provokojë një krizë serioze me Bashkimin Evropian”, ka thënë Cavusoglu në një intervistë për gazetën Milliyet.

Ai ka insistuar se këto reforma, janë në vijë me standardet evropiane.
XS
SM
MD
LG