Ndërlidhjet

Vietnam: 30 trafikantë droge dënohen me vdekje


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Vietnam ka dënuar me vdekje 30 trafikantë droge, që është procesi më i madh ndonjëherë në këtë shtet komunist në luftën kundër narkotikëve.

Ky grup ishte zënë me 2 tonë heroinë.

30 të pandehurit, burra dhe gra, u gjetën fajtor për trafikim me narkotikë, dhe u dënuan me vdekje, kurse 59 të dyshuarit e tjerë u dënuan shumica me burg të përjetshëm, njoftoi gjykatësi i rastit Ngo Duc.

“Ky është procesi më i madh ndonjëherë në Vietnam, sa i përket numrit të të dyshuarve, numrit të dënimeve me vdekje të shqiptuara dhe sasisë së heroinës që ky grup ka shpërndarë”, tha Duc gjatë leximit të dënimit në gjykatën Quang Ninh, krahina veriore që gjendet në kufi me Kinën.

Për shkak të numrit të madh të të pandehurve, gjykimi është zhvilluar në burg.

Procesi gjyqësor ka zgjatur gjithsej 17 ditë, ndërsa ka nisur më 3 janar të këtij viti.

Hetuesit thonë se të akuzuarit i takonin një zinxhiri ndërkombëtar të trafikimit me drogë, që ishte përgjegjës për trafikim të heroinës nga Laos-i fqinjë në Vietnam dhe Kinë, që prej vitit 2006.
XS
SM
MD
LG