Ndërlidhjet

Daçiq: S’do të fshehim të vërtetën për vrasjet në Pejë


Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq (Ilustrim)

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq (Ilustrim)

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë sot se qeveria e tij nuk do të fsheh të vërtetën për vrasjen e gjashtë të rinjve serb në kafeterinë “Panda” në Pejë në vitin 1998, por se është ende herët që të nxirren përfundime për këtë rast.

“Kudo që ekzistojnë informacionet, ne nuk do t’i fshehim, por megjithatë ështe herët të flitet për konkluzione”, ka thënë Daçiq për televizionin serb B92, duke komentuar disa pohime se shërbimet e sigurisë dhe policisë kanë marr pjesë në këto vrasje.

Ditë më parë, kryetari i Lëvizjes Serbe për Ripërtëritje (SPO) Vuk Drashkoviq ka nxjerr këto dyshime në opinion, ndërsa Daçiq thotë se deklarata të tilla kanë pasoja të mëdha politike, dhe se të gjithë duhet përmbajtur nga komentimet.

Sipas kryeministrit serb, nuk duhet penguar hetimet që po zhvillohen për vrasjet e vitit 1998 në Pejë, edhe pse siç ka thënë ai nuk ka pasur ndonjë hetim të posaçëm për këto dyshime.

Mirëpo, siç tha ai, gjatë hulumtimit për një rast tjetër, hetuesit kanë hasur në informata lidhur me këtë rast.
XS
SM
MD
LG