Ndërlidhjet

Mbi 200 të lënduar nga përleshjet në Kiev


Ukrainë - Protestuesit përleshen me policinë speciale gjatë protestës në qendër të Kievit, 19 janar, 2014
Ukrainë - Protestuesit përleshen me policinë speciale gjatë protestës në qendër të Kievit, 19 janar, 2014
Më shumë se 200 njerëz, janë lënduar gjatë përleshjeve ndërmjet të protestuesve opozitar dhe policisë në njëzetekatër orët e fundit në kryeqytetin ukrainas Kiev, njoftuan të hënën mjekët dhe policia.

Departamenti për shëndetit publik lajmëron se 103 protestues janë mjekuar, kurse 42 prej tyre janë hospitaluar, raportojnë mediet e huaja.

Kurse sipas ministrisë së brendshme të Ukrainës, mbi 100 policë kanë pësuar lëndime, prej të cilëve 61 mbesin të hospitalizuar.

Incidentet në 24 orët e fundit ishin më të dhunshmet që kur nisën protestat anti-qeveritar në muajin nëntor.

Protestuesit po kërkojnë nga shteti që të lidhet më ngushtë me Bashkimin Evropian, dhe që presidenti Viktor Yanukovych të thirr zgjedhje të hershme.

Yanukovych ka refuzuar nënshkrimin e një marrëveshjeje partneriteti me BE-në, dhe në vend të kësaj ka përafruar Ukrainën me Rusinë.
XS
SM
MD
LG