Ndërlidhjet

Zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, më 23 shkurt


Presidentja Jahjaga

Presidentja Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë vendimin, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet Lokale, që të shpallë datën 23 shkurt, 2014, si ditë kur do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

“Presidentja Jahjaga ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
XS
SM
MD
LG