Ndërlidhjet

Yanukovych pranon të flasë me opozitën


Protestë antiqeveritare në Kiev
Protestë antiqeveritare në Kiev
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, është pajtuar që të flasë me opozitën, pas përleshjeve të dhunshme midis protestuesve antiqeveritarë dhe policisë në Kiev.

Yanukovych ka thënë se ka formuar një komitet special për t’u takuar me përfaqësuesit e opozitës dhe për të punuar në gjetjen e një zgjidhjeje për krizën.

Të dielën, ka ndodhur dhuna më e keqe midis policisë dhe protestusve, prejse kanë nisur protestat antiqeveritare në Ukrainë, dy muaj më parë.

Mbi 200 njerëz janë lënduar në protestë. Ministria e Brendshme ka thënë se rreth 20 të tjerë janë arrestuar.

Protestat antiqeveritare kanë nisur pas vendimit të Yanukovychit në muajin nëntor për t’u tërhequr nga një marrëveshje e rëndësishme me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG