Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë nga dhuna në Bagdad


Bagdad, 20 janar, 2014.

Bagdad, 20 janar, 2014.

Dhjetëra viktima janë raportuar nga një seri e shpërthimeve në Bagdad.

Agjencia AFP, duke u thirrur në burime të sigurisë, ka thënë se së paku 16 persona kanë vdekur dhe 40 janë plagosur nga së paku pesë makina bomba.

Reuters, ndërkaq, ka dhënë shifër më të lartë të të vrarëve.

Shpërthimet thuhet se kanë pasur në shënjestër lagje sunite dhe shiite.

Nuk është ende e qartë se kush është përgjegjës për to.
XS
SM
MD
LG