Ndërlidhjet

Putin barazon homoseksualët me pedofilët


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka ofruar garanci të reja për atletët dhe tifozët homoseksualë, që do të ndjekin Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi.

Megjithatë, ai ka barazuar homoseksualët me pedofilë dhe ka mbrojtur ligjin rus, i cili ndalon “propagandimin e marrëdhënieve jotradicionale seksuale” te të miturit.

Ky ligj, i cili është miratuar në muajin qershor, ka shkaktuar kritika ndërkombëtare.

Olimpiada në Soçi zhvillohet nga data 7 deri më 23 shkurt.
XS
SM
MD
LG