Ndërlidhjet

Irani nis zbatimin e marrëveshjes bërthamore


Natanz, 20 janar 2014.

Natanz, 20 janar 2014.

Televizioni shtetëror i Iranit ka raportuar se Republika Islamike ka nisur zbatimin e marrëveshjes ndërkombëtare për pezullimin e pasurimit të uraniumit.

Centrifugat në objektet bërthamore Natanz dhe Fordov janë mbyllur dhe inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore janë lejuar të monitorojnë procesin.

Agjencitë perëndimore të lajmeve citojnë një inspektor ndërkombëtar të ketë konfirmuar se Irani ka nisur zbatimin e marrëveshjes.

Kjo marrëveshje është arritur më 24 nëntor midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore dhe kërkon nga Republika Islamike që të ndalojë disa aktivitete bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG