Misionari amerikan, Kenneth Bae, i cili ndodhet në një burg të Koresë së Veriut për më shumë se një vit, i ka bërë thirrje Qeverisë së Shteteve të Bashkuara që të sigurojë lirimin e tij.
Bae është lejuar sot të flasë me gazetarët.
“Dua të kërkoj nga Qeveria amerikane edhe një herë… Kanë kaluar 15 muaj prejse jam arrestuar dhe janë bërë disa përpjekje, por tani kërkoj ndihmë të menjëhershme, jo vetëm fjalë, në mënyrë që të zgjidhet problemi im”, ka thënë Bae.
Ai është arrestaur në nëntor të vitit 2012 derisa ka udhëhequr një grup turistik.
Gjykata në Korenë e Veriut e ka shpallur fajtor për komplot për të shkaktuar trazira dhe e ka dënuar me 15 vjet punë të rëndë.