Ndërlidhjet

Mbi 20 të vrarë në Bagdad


Bagdad, 20 janar 2014.
Bagdad, 20 janar 2014.
Mbi 20 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga disa sulme me bomba në Bagdad.

Agjencia Reuters ka raportuar për së paku shtatë shpërthime që kanë tronditur kryeqytetin irakian dhe ka thënë se në shënjestër të tyre kanë qenë kryesisht lagjet shiite.

Nuk është ende e qartë se kush është përgjegjës për sulmet.

Qindra njerëz janë raportuar të vrarë vetëm këtë vit në Irak, ku tensionet midis shumicës shiite dhe pakicës sunite mbeten të larta.

Sunitët thonë se margjinalizohen nga qeveria e udhëhequr nga shiitët.
XS
SM
MD
LG