Ndërlidhjet

Vlorë: Plagoset një zyrtar i pushtetit vendor


Foto arkivi
Foto arkivi
Një zyrtar i pushtetit vendor në Vlorë është plagosur mesditën e sotme.

Kryetari i Komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi, është plagosur pasi makina e tij ka shpërthyer, teksa ishte në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin 'Ismail Qemali' të qytetit.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital ku i është dhënë ndihma e parë. Mjekët thonë se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Shpërthimi shkaktoi panik te kalimtarët dhe banorët aty pranë, por nuk pati të tjerë të lënduar, përveç dëmtimit të dy makinave pranë makines së z.Berberi.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, por thuhet se shpërthimi i eksplozivit është bërë i telekomanduar.

Burime nga grupi i hetimit thonë për median se është përdorur i njëjti mekanizëm si në shpërthimin ku mbeti i vrarë gjyqtari Skerdilajt Konomi rreth tre vjet më parë.

Partia Demokratike ka reaguar për shpërthimin me tritol ndaj kryetarit të Komunës Qendër në Vlorë.

Në një deklaratë për mediat selia blu akuzon ministrin e Brendshëm për rritjen e krimit në vend.
XS
SM
MD
LG