Ndërlidhjet

Millanoviq: Shqipëria të nisë negociatat me BE-në


Kryeministri i Kroacisë, Zoran Millanovq.

Kryeministri i Kroacisë, Zoran Millanovq.

Kryeministri i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka deklaruar sot në Tiranë se Shqipëria duhet të nisë sa më parë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Mbështetja jonë për Shqipërinë që të nisë negociatat është e sinqertë, siç ka qenë edhe për Serbinë. Nuk konsideroj se është e drejtë që Serbia nis bisedimet dhe Shqipëria jo”, ka thënë Millanoviq pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Të martën në Bruksel pritet të nisin zyrtarisht negociatat për përafrimin e Serbisë me BE-në.
XS
SM
MD
LG