Ndërlidhjet

Nuk pëlqehet pjesëmarrja e Iranit në bisedimet për Sirinë


Siri
Siri
Kundërshtimet për përfshirjen e Iranit në negociatat për paqe në Siri vazhdojnë të rriten.

Arabia Saudite, mbështetëse e fuqishme e rebelëve sirianë, ka thënë se Irani nuk është i kualifikuar për të marrë pjesë, pasi nuk ka mbështetur krijimin e qeverisë së tranzicionit në Siri.

Shtetet e Bashkuara dhe Franca, të cilat po ashtu mbështesin opozitën siriane, kanë vënë në pyetje refuzimin e Iranit për të nënshkruar marrëveshjen ndërkombëtare të vitit 2012, e cila bën thirrje për qeveri të tranzicionit në Siri.

Këshilli Kombëtar i Sirisë, grup i opozitës, ka kërcënuar se nuk do të ndjekë bisedimet, që nisin këtë javë në Zvicër, për shkak të pjesëmarrjes së Iranit.

Irani, i cili mbështet qeverinë siriane edhe politikisht, edhe ushtarakisht, ka thënë se është i gatshëm të ndjekë bisedimet pa parakushte.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë në ndërkohë se do të garojë për rizgjedhje vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG