Ndërlidhjet

2013: Mbi 200 milionë të papunë në botë


Ilustrim
Ilustrim
Organizata Ndërkombëtare e Punës ka thënë se numri i të papunëve në botë, vitin e kaluar, ka kaluar 200 milionë, pasi mundësitë për punësim nuk janë rritur me ritmin e njëjtë si fuqia punëtore.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara, me seli në Gjenevë, ka saktësuar se në vitin 2013 kanë qenë 201.8 milionë të papunë në botë.

Shifra është për 4.9 milionë më shumë se vitin paraprak.

Organizata Ndërkombëtare e Punës thotë se nuk pret përmirësim as këtë vit.
XS
SM
MD
LG