Ndërlidhjet

logo-print

Yanukovych apelon për dialog dhe kompromis


Kiev, 20 janar 2014.

Kiev, 20 janar 2014.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka bërë thirrje për dialog dhe kompromis, pas përleshjeve të dhunshme midis policisë dhe protestuesve.

Në një adresim të hënën, Yanukovych ka thënë se dhuna është kërcënim për gjithë Ukrainën.

Ai ka premtuar se do të sigurojë të drejtat e demonstruesve për protesta ligjore.

Ndërkohë, prokurori i përgjithshëm, Viktor Pshonka, ka paralajmëruar protestuesit kundër “trazirave masive”, duke thënë se ato janë “krim kundër shtetit”.

Në Kiev kanë vazhduar trazirat edhe të hënën, një ditë pas përleshjeve të dhunshme, të cilat kanë lënë mbi 200 njerëz të plagosur.

Protestat antiqeveritare në Ukrainë kanë nisur pas vendimit të Yanukovychit në muajin nëntor për t’u tërhequr nga një marrëveshje e rëndësishme me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG