Ndërlidhjet

BE dhe SHBA lehtësojnë sanksionet për Iranin


Në objektin bërthamor Natanz, 20 janar 2013.
Në objektin bërthamor Natanz, 20 janar 2013.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar një sërë sanksionesh ekonomike kundër Iranit, pasi kanë marrë konfirmimin se Teherani ka nisur zbatimin e marrëveshjes që frenon programin e tij bërthamor.

Në deklaratën e BE-së thuhet se sanskionet do të ndalen për së paku gjashtë muaj, si pjesë e marrëveshjes së arritur në muajin nëntor midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore – Britanisë, Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se SHBA do të nisë po ashtu lehtësimin e sanksioneve për Iranin, në përputhje me marrëveshjen.

Zyrtarët iranianë kanë njoftuar të hënën se kanë ndaluar pasurimin e uraniumit në dy objekte bërthamore – Natanz dhe Fordov.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka konfirmuar këtë informacion.
XS
SM
MD
LG