Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Ban Ki-moon e tërhoqi ftesën për Iranin


Ban Ki-moon

Ban Ki-moon

Bisedimet e ashtuquajtura Gjeneva 2, për të ardhmen e Sirisë, duket se përsëri kanë rënë në binarët e mëparshëm, pas një dite dramatike diplomatike, lidhur me pyetjen nëse Irani duhet të jetë i involvuar në këto bisedime ose jo.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, të dielën e ka ftuar Iranin për të marrë pjesë, por mbrëmë e tërhoqi ftesën e tij.

Zoti Ban tha se ai e kishte bërë thirrjen pasi kishte marrë siguri se Teherani e kishte pranuar krijimin e qeverisë së tranzicionit në Siri, në të cilën nuk do të përfshihej presidenti akual i këtij vendi, Bashar al-Assad.

Por, zëdhënësi Martin Nesirky, tha se sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ishte dëshpëruar ditën e hënë, pasi ambasadori iranian në OKB, deklaroi se Teherani nuk do ta pranoj parakushtin për qeveri tranzicionale.

Shtetet e Bashkuara e kundërshtuan fuqishëm praninë e Iranit në bisedimet në Gjenevë, ndërsa Këshilli Kombëtar Sirian në opozitë, është kërcënuar me bojkot të konferencës ndërkombëptare, pasi Irani ishte ftuar për pjesëmarrje.

Tash, opozita e mbështetur nga perëndimi thotë se do të marrë pjesë në takimin e Gjenevës.
XS
SM
MD
LG