Ndërlidhjet

Lavrov: Tërheqja e ftesës për Iranin është gabim, e jo katastrofë


Sergei Lavrov gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Moskë

Sergei Lavrov gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Moskë

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, thotë se vendimi i Kombeve të Bashkuara për ta tërhequr ftesën për Iranin, që të marrë pjesë në bisedimet në Gjenevë për arritjen e paqes në Siri, ishte “gabim”, por jo “katastrofë”.

Duke folur në një konferencë për gazetarë sot në Moskë, Lavrov tha se vendimi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, “nuk e forcon autoritetin” e OKB-së.

Zoti Ban tha se ai e kishte bërë thirrjen pasi kishte marrë siguri se Teherani e kishte pranuar krijimin e qeverisë së tranzicionit në Siri, në të cilën nuk do të përfshihej presidenti akual i këtij vendi, Bashar al-Assad.

Por, zëdhënësi Martin Nesirky, tha se sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ishte dëshpëruar ditën e hënë, pasi ambasadori iranian në OKB, deklaroi se Teherani nuk do ta pranoj parakushtin për qeveri tranzicionale.

Shtetet e Bashkuara e kundërshtuan fuqishëm praninë e Iranit në bisedimet në Gjenevë, ndërsa Këshilli Kombëtar Sirian në opozitë, është kërcënuar me bojkot të konferencës ndërkombëptare, pasi Irani ishte ftuar për pjesëmarrje.
XS
SM
MD
LG